Miliona britanikë në Mbretërinë e Bashkuar ndoqën paradën e madhe ushtarake për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, drejtpërdrejt ose në televizion. Parada tradicionale ushtarake “Trooping The Color” nisi para mesditës, duke shënuar 70 vjetorin e mbretërimit të saj.
Marketing
Familja Mbretërore qëndronte në ballkon duke parë helikopterët dhe aeroplanët mbi Pallatin Buckingham. Shumë njerëz që valëvitnin flamurin u mblodhën poshtë ndërsa Mbretëresha, me syze dielli, shikonte e rrethuar nga familja e saj. Në të djathtë, qëndronte djali i madh Princi Charles, u me gruan e tij.
Ndërkohë, në të majtë të saj ishin Duka dhe Dukesha e Kembrixhit me tre fëmijët e tyre, princat George dhe Louis dhe Princesha Charlotte. Për këtë ngjarje të rëndësishme kanë udhëtuar drejt Londrës dhe Princi Harry me gruan e tij, Meghan Markle.
Kjo është hera e parë që Meghan shkon në Angli që kur hoqi dorë nga roli mbretëror. Dukesha, e cila ka udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar me fëmijët e saj Archie dhe Lilibet u shfaq me një fustan elegant blu dhe një kapelë të bardhë dramatike.
Nëna e dy fëmijëve u pa teksa argëtonte vajzat e Peter Phillips dhe vajzat e Mike dhe Zara Tindall ndërsa u mërzitën duke parë shfaqjen ushtarake.