“7020 doza të Pfizer vijë sot”, Rama: Pranë marrëveshjes me Astrazenecan

Kryeministri, Edi Rama, ka bërë me dije se me 7020 doza nis sot lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer. Ndërkohë shkruan ai vendi ynë është shumë pranë sigurimit të një sasie dozash nga vaksina Astrazeneca.

Marketing

Më tej në postimin e tij në rrjetet sociale Rama thekson se aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital/

Postimi i plotë i Ramës:

Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca.

Aktivizohet sot skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik.

Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer në 54 pikat e testimit në komunitet përveç testit PCR, ndërkohë që vijon intensifikimi i  përpjekjeve në terren për të këputur hallka të zinxhirit të infektimeve.

Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futja kotësisë!