750 euro gjobë nëse urinon në det

Zakoni i vjetër i të urinuarit në ujin e detit, në plazhet e Vigos në Spanjë, tashmë mund të të kushtojë shumë shtrenjtë, plot 750 euro. Kaq është gjoba që parashikon rregullorja e re e përcaktuar nga administrata lokale e qytetit bregdetar perëndimor spanjoll.

Marketing

Rregulli ka për qëllim të ruajë higjenën e ujërave detarë pranë bregut, për të krijuar një mjedis të pastër për shumë turistë vendas e të huaj që dynden drejt plazhit gjatë sezonit veror. Nëpër plazhe janë vendosur tualete publikë, por rregullorja nuk sqaron se di do të bëhet identifikimi i turistëve që urinojnë në det.

Rregulli i pazakontë është pjesë e rregullores me 12 pika, ku përfshihen gjithashtu gjoba nga 200 deri mbi 1 mijë euro për ata që lëvizin me veshje banje jashtë hapësirës së plazheve.