Universiteti Northumbria i Anglisë Verilindore tha në një deklaratë këtë të premte se është goditur nga një shpërthim masiv i COVID-19, ku të paktën 770 studentë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Shpërthimet e COVID-19 kanë goditur gati 50 universitete britanike në javët e fundit, duke i detyruar studentët që të vetë-izolohen.
Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, numri i rasteve është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke shkaktuar kufizime më të rrepta dhe disa bllokime lokale.
Britania raportoi 6,968 raste të reja me COVID-19 të premten.