Dështon edhe raundi i dytë i votimit për president në Kosovë. Kësaj here në kuti ishin 79 vota, por sërish të pamjaftueshme për të shpallur një emër fitues.
“Në votimin e tretë duhet të marrin pjesë së paku 61 deputetë. Nëse në votim marrin pjesë me pak se 61 deputetë konsiderohet se nuk kuroum, duhet të përsëritet. Nëse ka kuorum, por asnjë kandidat nuk merr vota të nevojshme, pra të paktën 61 vota për, atëherë shpërndahet kuvendi dhe mbahen zgjedhjet e reja brenda 45 ditsh”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Të pranishëm në sallë janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po merr pjesë vetëm deputetja Albena Reshitaj. Deputetët e Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.