Kurti nis procedurat për shkarkimin e kryekomunarëve në veri të Kosovës

Pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe ndërmjetësimesh nga ndërkombëtarët, Albin Kurti ka filluar të zbatojë kërkesat e aletaëve dhe zotimet e tij.

Marketing

Mësohet se qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dikastrei kompetent dhe përgjegjës në Kosovë në lidhje me pushtetin lokal dhe faktor në organizimin e zgjedhjeve atje ka filluar me përgatitjen e procedurave që për shkarkimin e kryetarëve aktual të komunave në veri të Kosovës.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin e punës për hartimin e Udhëzimit Administrativ në lidhje me caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryekomunarëve.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt-udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

Në vendim thuhet që ky grup pune do të mbështetet nga BE-ja, përfaqësues nga ambasadat dhe OSBE-ja.