Ajax zyrtarizon portierin e ri, është një shqiptar

Diant Ramaj është portieri i ri i gjigantëve holandez. I riu me origjinë nga Kosova është transferuar zyrtarisht te Ajaxi.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti holandez, i cili njoftoi se ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurt për transferimin e Ramajt.

21-vjeçari me rrënjë nga Kosova ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Ajaxi deri më 30 qershor të vitit 2028.

Diant Ramaj ka lindur në Stuttgart, Gjermani, me prindër kosovarë nga Gjakova. Edhe vëllai i tij më i madh, Dijon Ramaj, është gjithashtu një futbollist profesionist. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid022BTB3uHhNQHGmT5J8oPx6cEqd4RuCG7q6yYcykvSAh5V8ShpMXpVywj41iwRj5pbl&id=100044506056636&mibextid=Nif5oz

Marketing