8 deputetët e përjashtuar nga VMRO kërkojnë të përfshihen në negociatat për Kodin Zgjedhor

Grupa e pavarur prej tetë deputetësh, apo të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE, kërkojnë vend në grupet punuese për ndryshime në Kodin Zgjedhor me qëllim siç thonë, demokratizimin e shoqërisë dhe me këtë qytetarë më të kënaqur.

Marketing

Nga kjo grupë kërkojnë që për çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor, duhet të flitet në mënyrë më transparente dhe të marin pjesë më tepër palë.

“Funksioni i Kuvendit në demokracinë parlamentare siç është dhe RMV, duhet të përmirësohet. Në këtë drejtim, është koha që disa çështje të rëndësishme siç është Kodi Zgjedhor të flitet në mënyrë më transparente dhe me pjesmarje të më tepër palëve. Deputetë, sektori qytetar, opinioni, duhet të kyçen në këtë proces që i njejti të përfundojë pozitivisht dhe siç është më së miri për demokracinë. Askush nuk ka të drejtë ekskluzive mbi këto çështje të rëndësishme, ndërsa pjesmarja jonë do të pasurojë procesin dhe do të kontribojë për zgjidhje më kualitative”, thuhet në komunikatën e 8-shes së pavarur.

Ndryshe, përfshirje në bisedime kërkuan gjithashtu edhe nga partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa.