8 Marsi, uron Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjitha gratë me rastin e 8 marsit nëpërmjet të një video mesazhi.
Në urimin e tij, Ahmeti thotë:
“Të dashura motra, nëna sot është dita e 8 Marsit, ditë e shënuar për ju gratë në vend dhe gjithandej prandaj shfrytëzojë rastin t’ju urojë mbarësi, t’ju urojë jetë edhe më të mirë nga kjo që keni bërë deri më tani, urojë që në punën tuaj të keni suksese. Tani më kohërat kanë ndryshuar, gruaja është më e përgatitur, është më e emancipuar dhe tani më të gjitha gratë në vend duhet të jenë dalzotës në të gjitha fushat për t’u avancuar dhe për të qenë e barabartë krahas me gjininë mashkullore. Sot i kemi të gjitha hapësirat që ju më barazinë e drejtësinë ta vendosni vetë. Urime dhe njëherë dhe të gjitha të mirat në jetën tuaj.” përfundon video urimin e tij Ali Ahmeti.

Marketing