Kryeministri Zoran Zaev dërgoi urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. Zgjedh të sfidoj ta ndryshojmë kulturën e trajtimit të cilit gratë e kanë në shoqërinë tone thuhet në mesazhin e tij .
“I bashkohem thirrjes së Prokurorisë Publike për të pastruar menjëherë dhe tërësisht rastin “Dhoma Publike”, i cili është një krim në të cilin një numër i madh i grave janë viktima të dhunës me bazë gjinore. Nuk kemi më asnjë minutë për të humbur. Viktimat duhet të mbrohen. Si Kryeministër, i ftoj institucionet kompetente qeveritare t’i përshpejtojnë ndryshimet në rregulloren ligjore, ngacmimi seksual përmes internetit posaçërisht të rregullohet edhe në Kodin Penal me masa për veprim urgjent të këtyre rasteve. Të pamundësojmë Dhoma Publike në të ardhmen. Sot zgjedh të shkaktoj ndryshim në atë se si e kuptojmë barazinë gjinore. Ajo është më shumë se përfaqësim i barabartë dhe se ajo është fuqishëm e lidhur me të drejtat e grave dhe se si i zbatojmë në përditshmërinë tonë. Zgjedh të sfidoj që të krijojmë kushte që gratë të jenë aty ku sillen vendimet”, thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Zaev.