Mësoni se cilat janë ato përfitime Peshku është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega 3.
Acidet yndyrore Omega 3, janë më të rëndësishmet, pasi sjellin ekuilibrin ndaj hormoneve, reduktojnë inflamacionin, rregullojnë sheqerin në gjak, parandalojnë koagulimin e gjakut, mbajnë kolesterolin dhe trigliceridet në ekuilibër, lehtësojnë enët e gjakut dhe i bëjnë qelizat të shëndetshme dhe elastike.
Ja tetë të mirat shëndetësore nga peshku:
Përforcon zhvillimin e muskujve.
Zvogëlon gjasat e degjenerimit makular.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve autoimmune, duke përfshirë diabetin.
Ndihmon në rregullimin e humorit.
Zvogëlon rrezikun e astmës te fëmijët.
Zvogëlon rrezikun e sulmeve dhe goditjeve të zemër.
Nxit zhvillimin e trurit të fëmijëve.
Ndihmon në humbjen e peshës.