8 vjet burg për ish-kryetarin e Manastirit Vlladimir Taleski

Gjykata Penale e Shkupit ka shqiptuar sot aktgjykimin për rastin”Transportuesi”.

Marketing

Ish-kryetari i Manastirit Vlladimir Taleski është gjykuar me 8 vjet burg, në të cilat përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ai nuk erdhi në sallën e gjyqit ku u dha aktgjykimi. Salla ishte thuajse e zbrazët. Ishin vetëm 2 nga të akuzuarit dhe 4 avokatë mbrojteës.

Udhëheqësi financiar i asaj kohe në Komunë u dënua ma 6 vite e 6 muaj burg. Me nga dy dhe tre vite burg u gjykuan 10 përfaqësuesit e kompanive transportuese. Dënim me kusht morën drejtorët e shkollave fillore por gjithashtu edhe disa menaxherë të firmave transportuese.

Në krye të trupit gjykues ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska. Prokurorë të lëndës ishin Trajçe Pelivanov dhe Lubomir Lale. Ky aktgjykim është i shkallës së parë ndërsa palët kanë mundësi për ankimim në Gjykatën e Apelit.

Lënda për transportin e nxënësve në Manastir u hap nga Prokuroria Publike Speciale, e më pas ju kalua Prokurorisë së rregullt. Gjithsej janë 21 persona të akuzuar për keqpërdorim të autorizimit zyrtar, të cilët përmes transporteve të bëra sipas vlerësimeve të PPS-së kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 288,000 euro.

Marketing