8-vjetori i tentativës për grusht-shtet, Kollashinac dhe Ahmeti vizituan Ambasadën e Turqisë

Me rastin e 8-vjetorit të përpjekjes për grusht-shtet ushtarak në Turqi, kreu i Unionit Demokratik Boshnjak, Munir Kollashinac, bashkë me disa deputetë dhe liderë të tjerë nga Fronti Europian, mori pjesë në mbledhjen komemorative në Ambasadën e Turqisë në Shkup, përcjell TV21.

Marketing

“Në pritjen në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut morën pjesë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI – Ali Ahmeti, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të partive politike dhe sektorit joqeveritar. Populli i guximshëm i Turqisë, nën udhëheqjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan arriti të mposhtë terroristët, të ruajë paqen, sigurinë, shtetin, demokracinë dhe të sigurojë prosperitet. Unioni Demokratik Boshnjak, si parti politike dhe ne boshnjakët, si popull vëllazëror i Turqisë, urojmë lidershipin politik turk dhe popullin vëlla dhe mik turk për heroizmin dhe demonstrimin e tyre se si duhet dashur dhe mbrojtur me të vërtetë shteti, por edhe si duhet ushqejnë demokracinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Unionit Demokratik Boshnjak.