Aliti i përgjigjet Limanit: Përkulem para dëshmorëve jo para mentorit tënd, Mickoskit!

Shkruan: Rafiz Aliti, komandant Msusi

Marketing

“Përkulem para dëshmorëve e jo para mentorit tënd, Mickoskit” (replikë ndaj Fatmir Limanit)

Fatmir, respekt për familjen tënde, por jo edhe për ty!

Po u’a bëj me dije se babë e babgjysh nuk i kam pasur hajdut e matrapaz!

As unë e as djali im nuk jemi marrë me reket dhe hajdutëllëqe. Nuk i kam marrë askujt asnjë cent për shërbime apo punësime.

E gjithë çfarë ka arritur familja ime, është falë djersës dhe sakrificës!

Po, unë, Rafis Aliti nuk e kam ulur kokën para askujt, as para Cërvenkovskit, as para Buçkovskit, Gruevskit, Zaevit e as Kovaçevskit.

Nuk e kam ndërmend që të ulë kokën përpara teje si Fatmir, e as përpara mentorit tënd, Mickoskit.

Atë që kam mundur t’a bëj për komb dhe atdhe e kam bërë dhe po vazhdoj t’a bëj të njejtën, derisa të jem gjallë!

Unë, Rafis Aliti, aty ku kam mundur të kontriboj për të mirën e bashkëluftëtarëve të mi, e kam dhënë kontributim tim, pashmangshëm!

Nuk e kam kursyer veten që të kontriboj për invalidët e luftës e për familjet e dëshmorëve. Jam angazhuar dhe do të angazhohem gjithsesi, edhe në të ardhmen.

Përkulem para dëshmorëve të kombit.

Përkulem para bashkëluftëtarëve të mi.

Përkulem para bashkëkombasve të mi.

Por, përpara teje Fatmir, mentorit tënd dhe të opozitës shqiptare, as përkulem e as do të hesht!

https://www.facebook.com/rafis.aliti/posts/805273308266986?ref=embed_post