Me ngjyra të reja, një logo të re dhe një dizajn të ri, modern të të gjitha ambalazheve, Zhito Luks prezantoi identitetin e ri vizual. Ndryshimi i pamjes ekzistuese të markës është një vendim i kompanisë i marrë pas një sërë anketash të opinionit të konsumatorëve dhe perceptimit të tyre për markën.
“Është një sfidë e madhe të bësh një ndryshim, veçanërisht kur bëhet fjalë për një markë të njohur me traditë të gjatë dhe sukses të madh në treg. Por kohët sjellin me vete nevojën për ndryshime në të gjitha fushat. Krahas serisë së investimeve me të cilat Zhito Luks ka punuar në përmirësimin dhe avancimin e procesit të prodhimit dhe cilësisë së produkteve vitet e fundit, ishte e nevojshme që këto ndryshime të mbështeteshin me modernizimin e pamjes së vet, gjë që do të forconte perceptimin e blerësve, veçanërisht te brezat e rinj për markën”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Zhito Luks, Dimitris Plakoutzis.
Ngjyrat dhe format e logos së re lidhin dy burimet e jetës, diellin dhe bukën, dhe dinamika e saj pasqyron aspiratën e kompanisë për lëvizje të vazhdueshme në drejtim të ndryshimeve pozitive të vogla dhe të mëdha që do të mundësojnë më tej rritje, zhvillim dhe prosperitet.
Energjia që rrezaton nga ambalazhi i ri synon të theksojë më tej cilësinë e lartë të produkteve të Zhito Luksit si një parakusht për krijimin e konsumatorëve të kënaqur dhe
besnikë.
“Në të gjithë elementët që pasqyrojnë identitetin tonë të ri vizual, ne kemi dashur të theksojmë simbolikën, por edhe të ruajmë traditën që është ndërtuar prej 78 vitesh nga shumë breza që me punën dhe mundin e tyre arritën ta krijojnë Zhito Luksi-n si një lider në industrinë e bluarjes dhe pjekjes”, thonë nga Zhito Luks.
Kompania prezantoi pamjen e re, si dhe planet e ardhshme të zhvillimit, para gazetarëve, krijuesve të opinionit publik, punonjësve dhe konsumatorëve.