83 vatra zjarri djegën 620 hektarë në Shqipëri

Prej mbrëmjes së të enjtes, mali i Shëngjinit është përfshirë nga flakët të cilat kanë arritur deri në afërsi të portit. Terreni i vështirë malor ka penguar shuarjen e flakëve. Situatë problematike në Lezhë dhe Tepelenë, transmeton Klan.

Marketing

Për neutralizimin e vatrave të zjarrit janë angazhuar Zjarrfikësit, shërbimi pyjor dhe forca të ushtrisë. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi sipas banorëve çdo verë mali i Shëngjinit përfshihet nga flakët

Vatra zjarri ka patur edhe në majën e Shën Dëllisë, në Tepelenë duke djegur dhjetëra sipërfaqe me bar e shkurre. Situata paraqitet problematike dhe për shkak të pranisë së predhave të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Burime nga ministria e Mbrojtjes thonë se deri tani janë regjistruar 83 vatra zjarri, te cilat kanë shkrumbuar rreth 620 ha, shkurre dhe pisha. Te djegur numërohen edhe 1255 rrënjë ullinj. Nga 83 zjarre ka pasur vetëm një rast të denoncuar për zjarrvënie të qëllimshme.