SHBA-ve si pëlqen Stoilkoviqi në Qeverinë e re, Ageler: Do ta ndjekim punën e tij, disa deklarata të tij janë tronditëse

Nominimin e Ivan Stoillkoviqit për zv.kryeministër dhe ministër për Marrëdhëniet mes Bashkësive, e komentoi edhe ambasadorja amerikane në vend, Anxhella Ageller. Në intervistë për “360 gradë” e pyetur se çfarë mendon për kandidaturën për ministër të këtij politikani me orientim pro rus, ambasadorja tha se deklaratat e tija janë tronditëse dhe për t’u dënuar. Ageller paralajmëroi se SHBA-të nga afër do ta ndjekin punën e tij.

Marketing

“Megjithatë, nuk shoh skemë të veprimi. Ai duket se ka një varg të gjatë komentesh, deklaratash dhe postimesh shumë fatkeqe dhe fyese. Nuk më duket se ky person ka pasur post të autoritetit të vërtetë në procesin e sjelljes së vendimeve”, deklaroi Anxhella Ageller.