Arrestimi i Noizyt – Tayna publikon mesazhet private me të

Noizy dhe DJ i tij, Crax, u arrestuan në Shëngjin pas incidentit të ndodhur në Pejë.

Marketing

Mbi ta rëndon akuza për ‘lëndim të rëndë trupor’, ndonëse kanë qenë në kërkim nga Policia e Kosovës prej disa ditësh.

Sidoqoftë, ata këtë kohë kanë marrë një përkrahje të madhe nga personazhet e estradës. 

Foto: Screenshot/Instagram

Një reagim së fundmi e ka bërë edhe Tayna, e cila thotë se reperi është një njeri shumë motivues dhe i mirë.

“Noizy përveç se është punëtor dhe një argëtues i mirë, është edhe një njeri shumë mbështetës që i shtyn të gjithë rreth tij drejt më të mirës”, ka shkruar ajo.

E njëjta theksoi: “Ndaloni me urrejtjen dhe pranoni suksesin e tjetrit. Ndaloni vnerit, mos provokoni situata e kaos dhe duajeni veten në radhë të parë tani edhe tjerët se bota ka shumë probleme tjera tashmë”.

Ata pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që në kërkim nga Policia e Kosovës për këtë rast është edhe Stresi.

Marketing