Përmbytje të mëdha në Austri, pjesë të Vjenës nën ujë

Shirat e dendur goditën rajonet alpine të Austrisë dhe lanë pjesë të Vjenës nën ujë në fundjavë, duke shkaktuar dëme të rënda në disa pjesë të vendit dhe duke ndërprerë transportin rrugor dhe hekurudhor.

Marketing

Pjesë të Vjenë ishin gjithashtu nën ujë ndërsa pamjet në rrjetet sociale tregojnë vërshimet e ujërave që merrnin përpara makinat në vendpushimin e skive St. Anton në Austrinë perëndimore.    https://twitter.com/i/status/1824758398782435481

Një grua u plagos rëndë kur uji i rrëmbyeshëm e shtyu atë nën një autobus në lagjen Doebling të Vjenës, njoftoi transmetuesi publik ORF.
Kancelari austriak, Karl Nehammer shkroi në Platformën X se stuhia shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesë të caktuara të vendit.

/abcnews.al

Marketing