Taravari siguron 10 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 10 milionë euro përmes bashkëpunimit me Zyrën rajonale të Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projektit (UNOPS), mjete këto me të cilat do të punohet në prandalimin e ndotjes së ajrit.

Marketing

Ky projekt me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari ka kaluar edhe në séancën e sotme të Qerverisë, njoftojnë nga shgërbimi për informim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Projekti i titulluar “BE për ajër të pastër”, parashikon që periudhën e ardhshme në disa institucione shëndetësore të vendit, sikurse:

1. Poliklinika Bitpazar;

2. Poliklinika Çento;

3. Poliklinika e Draçevës;

4. Poliklinika Shuto Orizari;

5. Poliklinika Gjorçe Petrov;

6. Spilati Psikiatrik Bardovcë – Shkup;

7. Spitali Special për kujdes geriatrik dhe paliativ 13 Nëntori – Shkup;

8. Spilati Klinik Tetovë;

a. Kirurgjia;
b. Blloku Internistik;
c. Qendra e Urgjencës;

9. Shtëpia e Shëndetit Tetovë

10. QPSH Tetovë,

të zëvendësojnë kaldajat ekzistuese me vendosjen e pompave të rregullta me frekuencë, valvulave të balancimit dhe kontrollit, sistemeve të mirëmbajtjes së presionit dhe instalimit të kaldajeve të reja me gaz, dhe në pjesën sekondare instalimin e valvulave të balacës dhe valvulave termostatike në trupat e ngrohjes.

Për objektet është kryer hulumtim në terren dhe analiza e sistemeve aktuale të ngrohjes bazuar në bazën e të dhënave të ofruara nga përdoruesit, ku vërehet se konsumi aktual i vajit për ngrohje ekstra të lehtë arrin në 1.056 milionë litra dhe kjo institucioneve të shëndetësisë publike u kushton 77 milionë denarë në vit. Mer ndryshimin e sistemeve të ngrohjes në gaz natyror të kompresuar, konsumi vjetorë i energjisë do të arrijë në cc. 1 milion m3 gaz natyror, gjegjësisht rreth 55 milionë denarë.

Me zëvendësimin e energjisë në nivel vjetor, institucionet publike shëndetësore do të kursejnë 27,5 milionë denarë, të cilat mund të investohen në masat e nevojshme për efikasitet energjetik me ndërrimin e sistemeve të ngrohjes. Në këtë mënyrë kursimet do të rriten dhe investimi fillestar do të rikuperohej brenda 2.5 vitesh.

Projekti parashikon edhe uljen e ndotjes së ajrit, ndërsa analiza është bërë me çmimet aktuale të energjisë deri më 18.07.2024.

Marketing