Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,626 mostrave.
Numri më i madh i tyre është në Prishtinë: 286.
Instituti po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 107 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 21,545, i viktimave në 714 dhe i të shëruarve në 15,829.
Aktualisht, raste aktive janë 5,002.