90 punësime të reja në kompaninë gjermane ODV Elektrik

Nëntëdhjetë vende të reja pune do të hapen me investimin prej 4,2 milionë euro që kompania gjermane ODV Elektrik do t’i investojë në fazën e dytë të investimit në Maqedoni.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Martin Ekrev sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, pas nënshkrimit të Memorandumit, tha se planet e tyre janë që të vazhdojnë të investojnë në Maqedoni dhe të investojnë gjithsej rreth 15 milionë euro dhe të hapin më shumë se një mijë vende pune.

Marketing

“ODV Elektrik ka vendosur të investojë në Maqedoni prej disa arsyeve. Maqedonia është afër Evropës Qendrore, jetojmë në zonën e njëjtë kohore, ndajmë kulturë dhe vlera të përbashkëta. Këtu ka punëtorë të aftë, ndërsa ligjet, rregullativat dhe të dhënat doganore tashmë janë harmonizuar me ata të BE-së. Përveç kësaj, kemi edhe mbështetje të fortë institucionale në Maqedoni”, theksoi Ekrev.

Për zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjueshev, është mirë që me investimin e ri do të punësohen persona me kualifikim të lartë.

“Nevojiten investime, por nevojitet edhe ndryshim në sistemin arsimor sepse kuadri që për momentin është i papunë nuk është përkatës për nevojat e ekonomisë. Për këtë shkak Qeveria do të punojë paralelisht në disa masa për në mënyrë akute ta zgjidh problemin”, tha Angjushev.

Vlerësoi se politikat e deritanishme qeveritare japin rezultate për çfarë tregues janë 17 investimet e reja, ulja e papunësisë, rriten pagat të cilat për gjysmën e parë të vitit janë rritur për 6,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa janë rritur edhe investimet e huaja të cilat në gjysmëvjetorin e parë janë 327 milionë euro dhe disa herë janë rritur në krahasim me vitin e kaluar.

ODV Elektrik tashmë punon në ZZHTI Ohër/Strugë. Në fazën e parë ka investuar 4,5 milionë euro dhe ka punësuar rreth 310 persona. Në fabrikën në ZZHTI Ohër/Strugë prodhon instalime elektrike për brende të njohura automobilistike.

Kompania është themeluar në vitin 1970 edhe krahas fabrikës në Gjermani ka edhe katër filiale shtesë në pjesën jugore të Hungarisë, pjesën perëndimore të Ukrainës, Maqedoni dhe në Meksikë.