Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (09.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit, gjatë së cilës në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 93 masa, ndër të cilat 16 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësine e lejuar, tre masa për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Siç informon MPB-ja, shtatë masa janë shqiptuar për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), tre për automjete të paregjistruara…
Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thotë MPB.