Dueli televiziv ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka nxitur reagime të shumta në opinion. Lëndë e vlerësimit janë qëndrimet, heshtja për disa pyetje dhe ngjashmëria e Mickoskit me ish liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski dhe “niveli” i komunikimit.
Pse realisht Mickoski kërkoi duel televiziv, nëse, jo vetëm që nuk ofroi vizion të ri dhe autentik, por u prezantua si kopje e Nikolla Grueskit. Këto janë vlerësimet kyçe të bashkëbiseduesit të DW-së pas duelit të djeshëm Zaev – Mickoski.
“Edhe pse kohëzgjatja ishte e madhe, në përmbajtje mbeti e kufizuar. Lideri i VMRO-DPMNE-së shpejtë arriti ta harxhojë në tërësi kreditin e opozitës, të cilin u desh ta ruajë edhe gjatë kohë që ta rimarrë përsëri, me ndonjë fakt të dukshëm. Për mundësinë e marrë, nga ana e tij nuk u dhanë elemente të reja, kurse edhe më pak befasi të cilat mund të sillnin pikë të mëdha. Ajo i mundësoi liderit të LSDM-së të veprojë nga një pozitë komode, ku në një pjesë të madhe i përsëriste informatat, pozitat dhe qëndrimet paraprakisht të deklaruara”, vlerësoi Nenad Novkovski, profesor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.
Arsyen e kësaj e sheh në promovimin e “mungesës të diskontinuitetit të udhëheqësisë së re të VMRO-DPMNE-së, kurse paraprakisht, e anashkaluar nga qëllime më të mëdha”.
“Në vend se të anashkalohet nga zyrtarët shtetëror për të cilët ka të hapura aktakuza dhe aktgjykime, me promovimin e një fytyre të re të partisë, pamë përpjekje që të mbrohet diçka që askush më nuk mund ta mbrojë. Vazhdimësia me udhëheqësinë paraprake u shfaq edhe në paraqitje, i bazuar në arrogancë të manifestuar nga udhëheqësia paraprake, sikurse ato të llojit këshilltar “pro bono””, vlerësoi Novkovski