Qëndrimi afër skarës, i rrezikshëm për shëndetin

Gjatë kohës së verës zakonisht shtohen edhe festat në familje ose në shoqëri.
Madje të gjithë duan të bëjnë skarë.

Marketing

Por sipas një studimi të ri, vetëm qëndrimi afër skarës mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin, shkruan Daily Mail.

“Jo vetëm ushqimi i ngrënë nga skara, por edhe qëndrimi afër saj, mund të ngre rrezikun nga kanceri”, zbulon studimi.

Kërkuesit kinezë këshilluan të gjithë ata që planifikojnë të bëjnë grill të mbulojnë sa më shumë lëkurën e tyre që të jetë e mundur – si dhe t’i ndërroni sa më shpejt rrobat e tymosura.

Kështu që nëse nuk e përgatitni ushqimin, mund të prisni brenda derisa të jetë koha për të ngrënë.