Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Kreu i shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e plotë për për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë
Sipas Metës, në këtë mënyrë kjo përshpejton anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO.
“Sot prita në një takim të përzemërt liderin e BDI-së, z.Ali Ahmeti. Përpjekjet e vendosura dhe të palodhura të BDI dhe faktorit politik shqiptar për marrëveshjen përfundimtare midis Maqedonisë dhe Greqisë, meritojnë mbështetje maksimale, sepse përshpejtojnë anëtarësimin në BE, jo vetëm të Maqedonisë, por edhe i japin vendin e merituar në NATO” shkruan presidenti Meta në Facebook.