Liderët e Koresë Jugore dhe Veriore janë takuar në zonën e demilitarizuar në mes të dy vendeve.
Takimi mes këtyre dyve është i dyti pas atij që u cilësua si historik.
Ky takim vie derisa të dy vendet po përpiqen që ta kthejnë Samitin historik prapa në binarë.
Të enjten, presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi takimin, por më pas sugjeroi se ai mund të mbahet dikur.
Biseda mes dy liderëve u mbajt në anën veriore të fshatit Panmunjom në mes të orës 15:00 dhe 17:00, njoftoi zyra e liderit të Koresë së Jugut.
“Të dy liderët shkëmbyen mendime…për mbajtjen me sukses të Samitit në mës të Koresë Veriore dhe SHBA’ve, “ shtoi, duke thënë se Moon do të lajmërojë të dielën në mëngjes për atë që është thënë gjatë bisedës.