Çështja e emrit zhvendoset në Bruksel, Zyberi: Shansi i fundit për ta zgjidhur emrin

Nga Nju Jorku përfaqësuesit e dy vendeve janë zhvendosur në Bruksel ku pritet të vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një kompromisi të mundshëm.

Marketing

Kësaj radhe faktori ndërkombëtarë është shum i interesuar për ta mbyllur këtë kapitull dhe se është shansi I fundit, konsideron njohësi rrethanave politike në vend Naser Zyberi.

“Unë jam optimist në kuptimin e kësaj përkrahje ndërkombëtare që po marrin palët në negociata dhe bindjes së opiniot të brendshëm edhe në Maqedoni edhe në Greqi se kështu më nuk mund të vazhdohet sepse vazhdimi i mëtutjeshëm i status kuosë sjell pasoja negative edhe për Greqinë edhe për Maqedoninë dhe qytetarët më sikurjanë mbushur me premtime ë mdhaja se nuk ka ndryshim të emrit apo nuk ka përdorim të termit maqedoni, në greqi ose maqedoni dhe kam përshtypjen se janë të gatshëm të pranojnë kompromisin”, tha Zyberi.

Negociatat do të zhvillohen në disa faza vlerëson analisti politik Petar Arsovski.

“Faza e parë është që në një afat të shkurtë kohor të shpëtohet ai propozim i pranuar. Mendoj se kjo përpjekje nuk do të ketë sukses duke pasur parasyshë vendosmërinë me të cilën Greqia e refuzoi. Faza e dytë në të cilën ndodhemi është përpjekja për ta shpëtuar pakon me ndryshimin e emrit dhe eventualisht përdorimin që të shpëtohet pakoja tjetër e dakorduar që të mos kthehemi shumë mbrapa në procesin e negociatave”, tha Arsovski.

Ndryshe bisedimet për çështjen e emrit në Nju Jork kanë përfunduar pa ndonjë epilog konkret. Pas përfundimit të takimit, ndërmejtësi Metju Nimic doli me deklaratë se nuk ka zgjidhje konkrete por palët janë të përkushtuara për të arritur një zgjidhje./tvm2