Erdogan: Në Turqi ka më shumë shqiptarë se sa popullsia e Shqipërisë

Në fjalën që mbajti në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës, Presidenti Erdoan tha se në Turqi ka më shumë boshnjakë sesa në Bosnjë, ka më shumë shqiptarë sesa popullsia e Shqipërisë.

Marketing

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se marrëdhëniet midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Turqisë po përparojnë në nivel të shkëlqyeshëm.

I ndodhur në Bosnjë-Hercegovinë për një vizitë zyrtare, Erdoani mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës për t’i dhënë atij titullin “Doktor Nderi”.

Në fjalën e rastit, Erdoani shprehu kënaqësinë që po e vizitonte Sarajevën pas një malli 3-vjeçar dhe falënderoi Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës për titullin “Doktor Nderi” që kishte ndarë për të.

Erdoani tha se gjatë qëndrimit në Sarajevë kishte realizuar takime dypalëshe me Kryetarin e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç dhe mes delegacioneve. Në takimet me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrat e Kabinetit, biseduam për projektet e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve,- shtoi ai.

Në këto takime,- sqaroi Erdoan,- ne patëm rastin t’i vlerësojmë marrëdhëniet në shumë kapituj duke filluar që nga ekonomia e deri tek arsimi, turizmi e kultura. Marrëdhëniet midis dy vendeve po përparojnë në një nivel të përsosur, por ne do t’i çojmë ato edhe shumë më tutje, shtoi ai.

Presidenti Erdoan tha se në Turqi jetojnë më shumë boshnjakë sesa në Bosnjë-Hercegovinë, po ashtu në vendin tonë ka më shumë shqiptarë se e gjithë popullsia e Shqipërisë.

“Vëllezërit tanë të ardhur nga hapësira të ndryshme gjeografike, nga Ballkani, Kaukazi e Turkistani, jetojnë në pothuajse çdo qytet të Turqisë. Vendet që nuk ndajnë as kufirin me Ballkanin përpiqen qa ta tregojnë Turqinë si të ishte fuqi armike në Ballkan”,- tha Erdoan.

Bashkë me boshnjakët ne do të vazhdojmë të përqafojmë edhe serbët, kroatët, shqiptarët dhe maqedonasit,- nënvizoi Erdoan duke shtuar se në këtë drejtim vitet e fundit janë hedhur hapa shumë të rëndësishme.