Një avion gjerman ”Condor” kreu një ulje emergjente në pistën e qytetit Mombasa, në Kenia, pasi një zog u fut në motor, sipas kompanisë së aviacionit.
”Shpendi u fut në motorin e majtë të një ‘Boeing 767’, ndërsa avioni po fluturonte”, theksoi zëdhënësi i ”Condor”.
”Piloti arriti ta ndalojë plotësisht avionin. Asnjë nga 230 pasagjerët dhe 10 anëtarët e ekuipazhit nuk u plagos gjatë incidentit’’, shtoi zëdhënësi.
Avioni ishte nisur për në drejtim të qytetit gjerman të Frankfurtit.