43 vjeçari E.M. nga Tetova, më datë 29 maj rreth orës 12.00, i ka poshtëruar pjestarët e policisë, nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, të cilët kanë marrur masa lidhur me parkimin e veturës, në bulevardin ,,Iliria,, në afërsi të Tregut të gjelbërt në Tetovë.
Vetura e tij ,,Pasat,, me targa të Tetovës, ka qenë gabim e parkuar ku gjatë ngjitjes së veturës nga ana e ,,shërbimit të merimangës,, që të mundësohet qarkullim i lirshëm, menjëherë ka arritur E.M. dhe i njëjti ka filluar me fyerje dhe kërcënime.
Personi në fjalë, është arestuar dhe kundër tij do të inicohen padi adekuate.