Gostivar, shkelet këmbësori me veturë

Në udhëkryqin në mes të rrugëve ,,Vëllezërit Gjinovski,, dhe ,,JNA,, në Gostivar, më datë 29 maj rreth orës 14.50 minuta, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të Republikës së Italisë, e drejtuar nga 60-vjeçari F.A. nga fshati Balindoll i Gostivarit, ka aksidentuar këmbësorin F.A. 45 vjeç nga fshati Banjicë e Poshtme- Gostivar.

Marketing

Këmbësori i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murat,, në Gostivar, për dhënien e ndihmës mjekësore.

Pas kryerjes së hetimeve, punohet në zbardhjen e plotë të shkakut dhe detaleve në veçanti të ndodhjes të këtij aksidenti.

Marketing