Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, më datë 29 maj rrethë orë 16.00, kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit A.S. 61-vjeç nga Xhepçishti i Tetovës.
Gjatë bastisjes, të cilën e kanë kryer me urdhër të gjykatësit, janë gjetur 94 plumba të kalibrit 7,9 milimetër, 8 plumba të kalibrit 9 milimetër, 4 plumba për armë gazi, një futrollë për armë zjarri si dhe mjete për pastrim të armëve.
Gjësendet e gjetura gjatë bastisjes, janë fotodokumentuar dhe marur për ekspertizë, deri sa A.S. është privuar nga liria, ku pas zbardhjes së plotë të rastit dhe të gjitha detaleve në veçanti, kundër tij do të inicohen padi adekuate.