FRI dekoroi nxënësit e dalluar të shkollave fillore

Nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, FRI dekoroi afër 40 filloristë të dalluar, nga Tetova, Kërçova dhe Kumanova, të përzgjedhur nga vetë udhëheqësit e shkollave.

Marketing

Në Tetovë, ky aktivitet u realizua para një numri të madh nxënësish, prindërit e tyre, arsimtarë dhe profesorë si dhe përfaqësues të institucioneve. Aktivitetin e përshëndetën me fjalë rasti Ahmed Qazimi, përgjegjës për veprimtari publike në komunën e Tetovës dhe zëvendës ministri i MPB, Agim Nuhiu, të cilët përgëzuan FRI-në për kontributin e gjithhershëm në mbështetje të talentëve të rinj. Poashtu, kryetari i FRI-së përgëzoi nxënësit dhe falënderoi shkollat e Tetovës për bashkëpunim në të mirë të nxënësve. Për të gjithë të pranishmit, pas përfundimit të programit, u shtrua iftar i përbashkët.

I njëjti aktivitet u mbajt edhe në Kërçovë, poashtu para një numri të madh pjesëmarrësish. Këtë aktivitet e nderoi me pjesëmarrje edhe kryetari i FRI-së, Fisnik Shabani, i cili në fjalë rasti përgëzoi e motivoi nxënësit e Kërçovës. Përveç nxënësve në Kërçovë u dekoruan edhe personalitete nga fusha e sportit, për angazhimin e të rinjëve kërçovarë në aktivitete sportive. Aktiviteti në fjalë u mbështet nga komuna e Kërçovës, me mbështetje mediale të Tv Uskanës, ndërkaq, pas përfundimit të aktivitetit, të përzgjedhurit bashkë me përfaqësuesit e shkollave dhe donatorët, bënë iftar të përbashkët.

Nxënësit më të mirë u dekoruan edhe në Kumanovë, në aktivitetin kulturor Netët e Kulturës Islame. Me një program shumë të pasur kulturor e edukativ, para qindra qytetarëve në qendër të qytetit, nxënësit e dalluar u dekoruan nga FRI të cilët poashtu patën edhe fjalë përshëndetëse.

Aktivitetin në fjalë, FRI e realizon tashmë për disa vite, me qëllim motivimin e nxënësve, mbështetjen e tyre si dhe shprehjen e lëvdatave për arritjet e tyre. Aktiviteti mbështetet nga shumë shkolla në vend, nga përfaqësues institucionesh, prindër dhe dashamirë të dijes.

Marketing