Anketë: BDI bindshëm udhëheq

Nëse nesër mbahen zgjedhje LSDM do të fitonte më së shumti vota. Për partinë e Zaevit do të votonin 25,5 për qind ndërsa për VMRO-në do të votonin 20,6 për qind. Këto janë të dhënat nga anketa më e re e realizuar nga Telma dhe QMBN e realizuar përmes telefonit nga data 15 deri 23 maj me 1052 anketues.

Marketing

Krahasuar me anketën e para një viti LSDM ka shënuar rritje për 1 për qind ndërsa VMRO ka shënuar rënie prej 3.9 për qind.

Te partitë shqiptare, e para është radhitur BDI me 7,4 për qind e dyta Aleanca për Shqiptarët me 2,9 për qind, e treta Lëvizja Besa me 2 për qind.
Sipas anketës LSDM shënon rritje edhe te trupi votues shqiptar krahasuar me anketën e realizuar vitin e kaluar.

Marketing