Zaev: Jemi afër zgjidhjes, “Maqedonia e Ilindenit” për fat të keq nuk u pranua nga Greqia

Jemi pranë një zgjidhjeje të mundshme për këtë proces, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve.

Marketing

Sipas meje, jemi afër zgjidhjes së mundshme të këtij procesi dhe besoj se duhet të jemi të kujdesshëm deri në fund. Unë po përpiqem t’ju informoj plotësisht deri aty ku nuk rrezikohet procesi.Besoj se kështu vepron edhe pala greke. Dje dhashë pak informacione. Po përpiqemi të përfundojmë në një moment të përshtatshëm për të ndikuar në Këshillin e BE-së më 28 dhe 29 qershor dhe natyrisht ftesën automatike për NATO, tha kryeministri.

Marketing