Turqinë për 4 muaj e vizitojnë numër rekord i të huajve

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se rreth 7.8 milionë të huaj vizituan Turqinë në katër muajt e parë të vitit 2018, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Ministria tha se numri u rrit me 32,55 për qind në baza vjetore, përkatësisht nga 5.87 milionë në janar-prill të vitit të kaluar.

Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë sipas popullsisë dhe një nga tërheqësit më të madh të vizitorëve, u vizitua nga rreth 3.9 milionë të huaj në periudhën katër mujore.

Antalya, qyteti turistik i Mesdheut, zë vendin e dytë me 1,06 milionë vizitorë të huaj.

Sa i përket kombësive të vizitorëve të huaj, Irani zuri vendin e parë me 11,02 për qind (rreth 860 mijë vizitë) për të njëjtën periudhë, pasuar nga Gjermania me 8,63 për qind dhe Gjeorgjia me 8,37 për qind.

Të dhënat zyrtare treguan se transporti ajror ishte mjeti i preferuar i transportit, edhe atë me 8.23 milionë udhëtarë, ndësa 3.5 milionë përdorën transportin rrugor dhe 235 mijë erdhën nga deti.

Vetëm në muajin prill, Turqia u vizitua nga 2.65 milionë të huaj, duke shënuar një rritje prej 28,27 për qind në krahasim me prillin e vitit 2017.

Në vitin 2016, rreth 35 milionë të huaj vizituan vendi, në mes të një ngadalësimi të turizmit, pas tentativës për grusht shtet, por sektori u përmirësua në vitin 2017.

Sipas përfaqësuesve të sektorit privat dhe zyrtarëve, këtë vit Turqia pret 40 milionë turistë të huaj.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, ka caktuar objektivat e vitit 2023 të vendit, me 50 milionë turistë dhe 50 miliardë dollarë të ardhura.