Filipçe: Ja ku do ndërtohet spitali i ri i qytetit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se para dy javëve i kanë finalizuar punët për linjë kreditore me bankën e Këshillit të Evropës për ndërtimin e Qendrës së re Klinike.

Marketing

“Bashkërisht përfunduam se nevojitet pjesa për Qendrën Klinike në Shkup të heqë dorë, ndërsa më tej të aplikojmë për konceptim tonë të ri. Këtë edhe e bëmë. Në fund të muajit është caktuar takim i ri me përfaqësues të bankës për kreditim shtesë për Qendrën e re Klinike dhe në planin tonë është spitali i ri në vendin e qendrës së tanishme “Majçin Dom””, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas hapjes së Dhomës me sensor në Entin për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe të zërit në Shkup.

Filipçe sqaroi se “Majçin Dom” është vendi ku mund të ndërtohen 19.000 metra katrorë dhe konsideron se është mënyrë më përkatëse të transferohet Spitali i Vjetër i Qytetit, i cili ndodhet përballë Kuvendit të RM-së dhe kap hapësirë prej rreth 5.00 metra katrorë.

I pyetur kudh duhet të kujdeset për higjienën e Qendrës Klinike, Filipçe tha se kjo është në ingjerencë të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), por para disa viteve nga MSH u është marrë dhe është shpallur tender për pastrimin e qarkut të Qendrës Klinike.

Ministri i Shëndetësisë tha se në mënyrë shtesë gjatë javëve të ardhshme planifikojnë ndryshim të plotë të asfaltit të dëmtuar në të gjitha rrugicat në suaza të kampusit.