Publikohet bashkëpunimi i Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupit (Video)

Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj kanë publikuar këngën e tyre më të re. “Çika Çika” quhet bashkëpunimi i parë i dy artistëve.

Marketing

Sigurisht, kurioziteti më i madh është për Xhensilën, e cila është edhe në një pritje të ëmbël prej muajsh.

Duke parë të gjithë klipin lind pyetja: “Është gjë shtatzënë Xhensila apo jo?!”. Kjo sepse në klip nuk ka asnjë shenjë për shtatzëninë dhe Myrtezaj shfaqet mjaft energjike, si në projektet e kaluara.

Nuk mund të lëmë pa komplimentuar edhe Ardianin, i cili edhe njëherë tjetër na tregoi se kur vjen puna në klipe dhe në këngë është… “tërmet”.

Marketing