Angjushev paralajmëron investimet e reja

Dy investime të reja në Zonën zhvillimore industriale- teknologjike (ZZHTI) Shkupi 1 në vlerë prej 11 milionë euro, ndërsa do të hapen nga 80 vende të reja të punës, paralajmëroi sot zv/kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Marketing

“Komisioni për këshillin ekonomik solli rekomandim deri te Qeveria të miratojë marrëveshjet për ndihmë shtetërore për investim të ‘Zenit interneshnëll produkt’ prej 3 milionë euro për 80 punësime që në zonën e Bunarxhikut do të prodhojë ngrohës për bojlerë dhe të ‘Balkanlar plastik’ e cila do të investojë tetë milionë euro në kapacitet për prodhim të plastikës së ambalazhuar e cila po ashtu do të sigurojë 80 punësime”, ka thënë Angjushev.