Qyteti i Tetovës dhe qytetarët e saj njihen për humanitet, porse guximi i madh dhe dëshira për të bërë mirë nuk njeh kufi këtë më së miri e dëshmon shoqata “Agimi i Bamirësisë” cila këtë vit fuqishëm ka përkrahur studentët të cilët jetojnë në konvikte dhe nuk i kanë kushtet shumë të mira. Fillimisht me menzën studentore ku u jepnin vakte me ushqim falas për studentët, tani me “Sofrën e Ramazanit”kjo shoqatë ka treguar se nuk nguron t’ju dal në ndihmë të rinjëve që kanë marrë rrugën e dijes, raporton Tetova1.
Por çka është “Sofra e Ramazanit”?
Sofra e Ramazanit është aktivitet që organizohet për të gjashtin vit radhazi në Tetovë, ku për çdo natë jepen iftare falas për student të cilët studiojnë në Tetovë. Në selinë e saj afër USHT-së, përball marketit Ramstor, “Agimi i Bamirësisë” shpërndan hiq më pak se 150 iftare në natë për një muaj resht sa zgjat Ramazani.
“Këtë vit pasi muaji i Ramazanit bie në muajin qershor, gjegjësisht në kohën e provimeve për studentët, synimi i sofrës është ndihma dhe të qenunit afër kësaj kategorie njerëzish – intelektualët e ardhshëm. Këtë vit një iftar kushton 150 denar, dhe së bashku me një kolektiv të organizuar mirë bëjmë çmos t’a arrijmë qëllimit bashkërisht për të shpërndarë sofra iftari, duke u motivuar nga një citat profetik “Kush ushqen një agjërues e ka shpërblimin njëlloj sikur ka agjëruar” u shpreh për Tetova1 Ekrem Rufati- koordinator i këtij projekti nga Agimi i Bamirësisë.
Organizatorët e këtij aktiviteti aq human dhe të qëlluar kanë falënderuar të gjithë përkrahësit dhe donatorët të cilët si çdo vit edhe këtë Ramazan janë bërë shtytje që ky aktivitet të vazhdoj duke u rritur dhe përmirësuar.