Ish drejtori i ELEM-it në gjykatë për rastin ‘Tarifa’

Në Gjykatën Penale sot në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Marketing

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit dyshohen për blerje të paligjshme të sistemeve softverike për nevojat e kompanisë shtetërore dhe gjatë shpalljes së tenderit në mënyrë ilegale kanë favorizuar disa kompani.

Nga PSP thonë se gjatë këtyre keqpërdorimeve është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit për rreth katër milionë euro.