Për parkim të parregullt këtë fundjavë në rajonin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar masa për 244 automjete, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 37 automjete.
Sipas raportit të policisë të SPB Shkup, gjatë fundjavës kanë ndodhur gjithsej 15 aksidente nga të cilat në dy ka pasur dy persona të lënduar rëndë. Në shtatë aksidente kanë persona të lënduar më lehtë, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material.
Gjatë fundjavës janë evidentuar 88 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 59 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 20 para se ta marrin të patentën dhe shtatë fillestarë.
Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 31 automjete të paregjistruara dhe një automjet teknikisht i parregullt.
Gjatë fundjavës nuk janë marrë masa kundër këmbësorëve.