Parashtrohen rreth 3000 kërkesa për subvencione për biçikleta

Nga publikimi i thirrjes publike e deri më sot deri te Qyteti i Shkupit janë parashtruar 2.860 kërkesa për subvencione për blerjen e biçikletës, ndërsa buxheti i paraparë për këtë dedikim mbesin mjete për edhe rreth 300 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

Mjetet që Qyteti i Shkupit i subvencionon janë në vlerë prej 50 për qind nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të të ardhurave, si dhe 50 për qind nga vlera e biçikletës së adaptuar për person me invaliditet trupor, por jo më shumë se 90.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të të ardhurave.

Për subvencionimin e qytetarëve për furnizim të biçikletës në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2018, janë paraparë 10 milionë denarë, prej të cilave nëntë milionë denarë janë paraparë për subvencione, derisa një milion denarë për biçikleta të adaptuara, derisa një milion denarë për biçikleta të adaptuara për persona me invaliditet trupor.

Thirrja publike realizohet sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet e pari”.
Subvencionim i i qytetarëve për furnizimin e biçikletave është njëra ndër masat e Qytetit të Shkupit për promovimin e biçikletës si mjete rekreativ dhe transportues.