Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska iu përgjigj ish ministres së brendshme, Gordana Jankulloska.
Mes tjerash, ajo i dërgoi letër asaj dhe ministres së re të drejtësisë, Renata Deskoska me kërkesë që t’i respektohen të drejtat e njeriut në gjykimin për lëndën e PSP-së në të cilën Jankulloska, e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë, është një nga të akuzuarit. Ministrja Carovska theksoi se nëse ka ndonjë problem që është nga dikasteri të cilin ajo e drejton, do të kishte ndihmuar pa kurrfarë problemi, por deklaroi se diçka të tillë tani për tani nuk ka. Jankulloska bëri të ditur se Gjykata kërkon që të paraqitet në seancat para lindjes, por edhe disa ditë menjëherë pasi që t’i lind fëmija i saj i parë.
“Jankulloska nuk ka arsye fare të shqetësohet për shkak se ajo, si edhe të gjithë qytetarët, do të trajtohet sipas ligjit”, tha Milla Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.