Shënohet Dita Botërore e Mjedisit Jetësor

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Mjedis Jetësor, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe komunat në qytet, sot organizojnë ngjarje argëtuese-edukative me të cilën do të përfshihet në shënimin global të 5 qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor.

Marketing

Shënimi i sivjetmë i kësaj dite të rëndësishme ekologjike i dedikohet angazhimeve globale për uljen e ndotjes nga plastika. “Përmes lojës, këngëve, edukimit, eko-truqeve, rreth 300 nxënës nga nëntë shkolla fillore të Shkupit të cilat gjatë vitit shkollor 2017-2018, kanë mbledhur shishe plastike dhe i kanë dorëzuar për riciklim në PAKOMAK, duke dhënë porosinë se janë të gatshëm për ta ndryshuar sjelljen e tyre ndaj plastikës dhe me këtë të kujdesen për mjedisin jetësor, botën e gjallë dhe shëndetin personal”,- theksojnë organizatorët.

Në ngjarje, është paraparë të kenë fjalime zëvendësministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, përfaqësuesi i UNEP, Iskra Stojanova, dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Maqedonisë, Luiza Uinton.