Është hapur Qendra e rinovuar ditore për fëmijët me autizëm në Fushë Tophanë

Qendra ditore e rinovuar për fëmijët me autizëm në Fushë Tophanë, siguron trajtim psikosocial dhe mbështetje për fëmijët dhe punë këshillëdhënëse me prindërit e tyre.

Marketing

Qendrën ditore do ta vizitojnë 90 fëmijë dhe ata do të marrin shërbime individuale prej edukatorëve specialë, logopedëve dhe punonjësve socialë, ndërsa e njëjta do të funksionojë në dy turne prej orës 8:30 deri në orën 19.

Në hapjen e qendrës mori pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

Rinovimi, siç kumtuan nga MPPS, është rezultat i bashkëpunimit të përbashkët mes Qendrës ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit, Shoqatës së qytetarëve “Imago Plus” dhe IP “Entit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve” – Shkup, ndërsa KB Shoqata e parë pensioniste dhe Digit Ekspres MM SHPKNJ siguruan materiale didaktike dhe lojëra për fëmijë të cilët do ta vizitojnë qendrën.

Bashkëpunimi mes sektorit civil dhe institucioneve publike në vend në sigurimin e shërbimeve nga mbrojtja sociale po përforcohet. Në të ardhmen lloji i tillë i bashkëpunimit më shumë do të stimulohet në drejtim të mundësimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, si dhe promovimin e marrëveshjeve sociale dhe pluralizmin e veprimtarisë.