Pacientët e Onkologjisë nuk do të paguajnë participim për kontrolle dhe laboratore

Pinistria e Shëndetësisë i mohoi informacionet se do të paguhet participim për kontrolle dhe laboratore të pacientëve në onkologji.

Marketing

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se lirimi nga participimi është rregulluar me Programin për participim gjatë shfrytëzimit të mbrojtjes shëndetësore të sëmundjeve të caktuara të qytetarëve dhe mbrojtja shëndetësore e lehonave dhe foshnjave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018, sipas së cilës gjithçka që ka lidhje me sëmundjet malinje nuk duhet të paguhet participim.

Mjekimi i karcinomeve, theksojnë, përfshin përveç trajtimit kirurgjikal, rrezatimit dhe aplikimit të kimioterapisë, edhe ndjekje të sëmundjes, kontrolle periodike dhe laboratore.

“Në Programin për participim gjatë shfrytëzimit të mbrojtjes shëndetësore të sëmundjeve të caktuara të qytetarëve dhe mbrojtjes shëndetësore të lehonave dhe foshnjave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2018 është theksuar se programi përfshin mjekim të sëmundjeve malinje me trajtim kirurgjikal, rrezatim dhe aplikim të kimioterapisë. Lloji dhe mënyra e trajtimit varet nga natyra dhe stadi i sëmundjes. Me këtë program sigurohen mjete për participim për personat e siguruar, ndërsa personat e siguruar, të drejtat nga mbrojtja shëndetësore i realizojnë në bazë të sigurimit të tyre shëndetësor”, thuhet në kumtesë.

Edhe pse në këtë program nuk është theksuar qartë se participimi për kontrolle, laboratore dhe punkcione nuk do të paguhet, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi për Sigurim Shëndetësor e konfirmojnë qëndrimin se e gjithë rrjedha e ndjekjes dhe mjekimit të sëmundjeve malinje lirohet nga participimi.

Në mënyrë shtesë, theksojnë nga Ministria, Qeveria do të punojë edhe në lirimin nga participimi edhe për kategori tjera të të siguruarve.