Profesori i UNS-së: Inspektorët refuzuan dokumentacionin në gjuhën shqipe

Pas reagimit të inspektorëve për ndërhyrjen në UNS, ka reaguar prof.dr Armen Kadriu, profesor në këtë Universitet.

Marketing

Sipas tij, inspektori Zoran Ristoski në fillimin e kontrollit në UNS, ka refuzuar dokumentacionin zyrtar në gjuhën shqipe duke i hedhur në tavolinën e Rektorit të UNS-së me fjalët “kjo është tokë maqedonase dhe kush do gjuhën shqipe të shkoj në Shqipëri bashkë me studentët dhe profesorët nga Shqipëria”, njofton Strugalajm.

Pas këtij reagimi inspektorët, siç thotë ai, “u lutën të largohen nga ambientet e UNS-së dhe deri sa nuk i kërkojnë falje shqiptarëve dhe stafit nuk do të vazhdohet me kontrollin”!

Profesor Kadriu përgënjeshtron deklaratën e tyre si kontroverse dhe pyet:
Si ka mundësi që UNS t’i ftoj me shkresë zyrtare (si dhe vet inspektorët kanë konfirmuar se kanë ardhur me kërkesë të UNS-së) dhe t’i ndaloj të bëjnë kontrollin e tyre?
Dhe e dyta a ka kuptim që të ftohen inspektorët nga ana e UNS-së kur paska “parregullsi”?

“UNS kurë nuk do të lejojë që dikush, qoftë dhe inspektor ose më shumë se kaq, në ambientet e UNS-së të fyej gjuhën shqipe dhe shqiptarët!”, ka theksuar profesori Armen Kadriu.