Palestinezët kanë duartrokitur anulimin e miqësores në mes Izraelit dhe Argjentinës që do të duhej të luhej në qytetin e Jerusalemit, përderisa izraelitët kanë denoncuar këtë ngjarje si një “terrorizëm futbollistik”.
Federata e Futbollit të Izraelit ka akuzuar Federatën e Futbollit të Palestinës për “terrorizëm futbollistik”, duke thënë se kërcënimet kanë detyruar ekipin argjentinas që të heqin dorë nga kjo lojë duke e anuluar atë.
Palestinezët në anën tjetër janë duke i refuzuar këto akuza, si dhe kanë thënë se argjentinaset kanë hequr dorë nga loja pasi që e kanë vërejtur se Izraeli po e përdorte këtë lojë për qëllime politike.
Kjo lojë është anuluar pas kampanjës palestineze që kishte filluar menjëherë pasi që është njoftuar për këtë miqësore.
Federata Izraelite ka njoftuar për padinë kundër Federatës Palestineze para organeve të FIFA.